Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda në takimin e thirrur nga kryeministri Rama, kush janë 3 ministrat e parë që kanë raportuar
Sapo ka përfunduar blloku i parë i diskutimeve, ku kanë folur ministri i brendshëm, ministri i mbrojtjes dhe ministri i drejtësisë. Kryeministri Rama ka folur për “Besa” dhe ndërtimin e platformës Pasqyrë Albania. Më pas nis blloku i dytë i diskutimeve me Financën dhe Ekonominë ndërsa marrin pjesë drejtues të Korporates të Investimeve të Huaja, drejtues i AKSH dhe drejtoresha e Agjencise së Turizmit. Mësohet se diskutimi ka qenë i qetë ndërsa Rama ka kërkuar ministrave të raportojnë me objektivat e vendosura në Retreat e fundit të tyre dhe punën e bërë deri më tani ndërsa në fillim të Shtatorit pritet që të mblidhen Ansambleja Kombëtare e PS
Burimi:
vizionplus.tv