Berisha: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

Berisha: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

“PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera”. Kështu deklaroi kreu demokrat gjatë një konference shtypi në selinë e demokratëve. Elda Menga, TCH: Në mbledhjet që keni mbajtur me dyer të mbyllura, por edhe në mbledhjet publike, ju keni kërkuar angazhim të madh të partisë në rrjetet sociale. A është e vërtetë se kjo platformë parashikon edhe një mënyrë vlerësimi për angazhimin e zyrtarëve të PD në rrjetet sociale? Sali Berisha: Nuk ka diskutim që një nga dobësitë e PD janë rrjetet sociale. Ka filluar të ndryshojë, dhe kjo do ndryshojë pa diskutim. Por nuk kemi të bëjmë këtu me rrjetet sociale, jo. Kemi të bëjmë me një proces universal të pranimit të vlerësimit të veprimtarisë, e cila është...