Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen, KLSH: ERRU nuk verifikon respektimin e kushteve
Enti Rregullator i Ujit nuk ka kryer kontrollet dhe inspektimet që i kërkon ligji për të verifikuar nëse operatorët e ujësjellës-kanalizimeve respektojnë kushtet e licencave, ndërsa edhe vetë procesi i licencimit dhe rinovimit rezulton në disa raste i mbështetur në vlerësime kryesisht deklarative. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se këto mangësi dobësojnë një nga instrumentet kryesore që rregullatori ka për të kushtëzuar përmirësimin e performancës së ujësjellësve. Problematika, sipas auditimit, nis që në momentin e dhënies ose rinovimit të licencës. Në rastet e UK Korçë, UK Vlorë dhe UK Vorë, KLSH konstatoi se vlerësimi i aftësive tekniko-profesionale, kapacitetit financiar, përvojës dhe mbrojtjes së konsumatorëve nuk shoqërohej me tregues të qartë dhe dokumente të verifikueshme. Për rinovimet mungonte edhe një vlerësim i dokumentuar i performancës...
Burimi:
syri.net