Shpopullimi masiv/ Shqipëria mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen

Shpopullimi masiv/ Shqipëria mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen

Deri në fund të vitit 2025 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 32,163 shtetas. Krahasuar me vitin paraardhës numri i shtetasve të huaj u rrit me 46.6%. Të dhënat për numrin e lejeve të qëndrimit të të huajave u publikuan nga INSTAT. Sipas të dhënave shtetasit e huajt nga Europa të pajisur me leje qëndrimi,  përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve. Numri i tyre deri në fund të 2025-s ka arritur në 17,022 shtetas të huaj apo duke përbërë 52,9 %  të totalit. Numri i europianëve ka shënuar një rritje prej 18,5 %, krahasuar me 2024; Edhe shtetasit nga Azia gjithashtu kanë shënuar rritje të ndjeshme me 117,6 %, krahasuar me 2024. Numri i tyre arriti në 9,891...