EMRI – I armatosur në ruajtje të një parcele me kanabis, 30- vjeçari shpallet në kërkim, nuk iu bind policisë

EMRI – I armatosur në ruajtje të një parcele me kanabis, 30- vjeçari shpallet në kërkim, nuk iu bind policisë

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi Klevis Lleshi, 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë,...