Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

Aleksander Čeferin nuk do të hyjë në garën për presidencën e FIFA-s. Presidenti i UEFA-s ka konfirmuar se nuk ka interes të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027, duke i hapur rrugë një tjetër mandati të mundshëm për presidentin aktual, Gianni Infantino. “Nuk jam i interesuar të drejtoj FIFA-n”, është shprehur Čeferin, duke theksuar se është i kënaqur me rolin e tij në krye të UEFA-s. Vendimi i tij vjen në një moment kur marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s mbeten të tensionuara. Čeferin ka qenë një nga kritikët më të fortë të Infantinos dhe ka kërkuar ndryshime në drejtimin e futbollit botëror. Megjithatë, presidenti i UEFA-s ka lënë të hapur mundësinë që Infantino të përballet me një rival në zgjedhjet e ardhshme. “Nuk e di...