Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!
Një tjetër javë pozitive për legjionarët kuqezi në kampionatet ndërkombëtare, me gola dhe asiste. Në Turqi, Ernest Muçi u rikthye si titullar pas rikuperimit nga dëmtimi dhe ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonsporit ndaj Başakşehirit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi për golin e dytë dhe të fitores, të realizuar nga Mohamed Salah, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve. Në Iran, Jasir Asani vazhdon paraqitjet pozitive me Esteghlal. Pas asistit të regjistruar në javën e kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe golin e parë të sezonit në fitoren 2-0 ndaj Sepahanit. Asani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Në Greqi, Stavro Pilo kontribuoi në fitoren...
Burimi:
javanews.al