“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria pritet të rihapë hetimet për Gjergj Cukalin, të “fortin” e rrugës “Myslym Shyri”, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali shtatë vite më parë në zonën e Selitës, nën motive të hakmarrjeje. Detaje janë zbuluar se gjatë një seance në Gjykatën e Posaçme është rrëfyer i penduari i drejtësisë Enver Jamaku. Mbi bazën e dëshmisë së Jamakut, Gjergj Cukali është gjetur fajtor për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Menës në Kamëz, si dhe janë dënuar edhe disa persona të tjerë për krime të rënda. Lidhur me vrasjen e ish-policit Bilali, i penduari i drejtësisë flet, ndër të tjera, për një bisedë të zhvilluar mes tij dhe një personi të identifikuar si Ad Bomi. Ai shpjegon...