Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!
Gjykata refuzon të mbyllë në qeli dy nga të dyshuarit për dhunën ndaj kreut të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, lidhur me ngjarjen ku u dhunua shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Për dy të dyshuarit, të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë. Gjykata ka vendosur ndaj Spiro Iljadhit dhe Ermal Vatës masën “Detyrim për t’u paraqitur”, duke i lënë të lirë gjatë hetimeve, informon TCH. Ngjarja ndodhi më 16 gusht në ambientet e lokalit “Orange” në Sarandë, ku shefi...
Burimi:
javanews.al