Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Debati për një gotë alkool përfundoi me të shtëna me armë zjarri në ajër dhe arrestimin e një 53-vjeçari në Mullet, në periferi të Tiranës. Fatjon Çeliku, banor i fshatit dhe klient i lokalit, kishte shkuar në ambientin ku ndodhej edhe 23-vjeçari me inicile A.H. teksa shërbente në këtë biznes familjar dhe kishte kërkuar të konsumonte alkool. Por i riu nuk pranoi t’i shërbente, pasi Çeliku njihej në zonë si person problematik. Refuzimi solli një debat mes tyre. Pas konfliktit, 53-vjeçari u largua nga lokali dhe shkoi në banesën e tij, ku dyshohet se mori një pistoletë që e posedonte pa leje. Pak më vonë, Çeliku u rikthye pranë lokalit ku ndodhej 23-vjeçari dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, dyshohet me qëllim kanosjen e...