Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit nuk është vetëm një monument kulture, por një zonë e banuar me banesa, prona private, biznese dhe aktivitete kulturore. Projekti “Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit” është në fazën e koncept-idesë dhe konsultimit publik dhe po hartohet nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe studio arkitekturore ndërkombëtare. Projekti synon rikualifikimin e zonës historike përmes ndërhyrjeve në trashëgimi, hapësira publike dhe funksione kulturore, por në këtë fazë ka sjellë pyetje nga banorët për mënyrën se si do të ndikojë te pronat dhe jeta e përditshme e lagjes. Një nga banorët që ka ngritur shqetësime për ndërhyrjet e parashikuara është Vladimir Caridha, skulptor dhe banor i lagjes “Kala“. Për Caridhën, debati nuk lidhet vetëm...