Paloka: ‘Pasqyra Albania’ e Ramës është fasadë, protesta do të forcohet në shtator
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh se ndryshimet e paralajmëruara nga Edi Rama pas 13 vitesh në pushtet janë një tjetër tentativë për të amortizuar krizën politike dhe për të mbuluar dështimet e qeverisë.Paloka i cilësoi takimet me qytetarët dhe mesazhet për një qeveri të re si “shfaqje bajate”, duke theksuar se shqiptarët i kanë parë të njëjtat skema prej vitesh dhe nuk besojnë më premtimet për ndryshim.Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për përdorimin e vilave qeveritare nga Partia Socialiste për aktivitetet e saj, duke e cilësuar këtë si shkelje ligjore.Paloka foli edhe për protestën që vijon prej ditësh, duke deklaruar se ajo përfaqëson shtresa dhe grupime të ndryshme të shoqërisë dhe se në shtator...
Burimi:
syri.net