Kush është parukierja shqiptarja që qëndron pas ndryshimit befasues të Haaland
Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të rëndësishëm në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë që prej vitesh ishin kthyer në një nga tiparet më dalluese të tij. Sulmuesi i Manchester City-t ka zgjedhur një prerje shumë më të shkurtër, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Pas transformimit që u bë menjëherë viral fshihet një emër shqiptar. Bëhet fjalë për Juna Ademin, një parukiere shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në Angli. Ajo shfaqet në videon e transformimit duke realizuar prerjen e re të futbollistit norvegjez. Në videon e publikuar në kanalin e YouTube të Haaland, Juna shihet e buzëqeshur dhe paksa “e stresuar”, siç shprehet edhe në video, ndërsa i jep futbollistit pamjen e re. Flokët...
Burimi:
gijotina.com