OVL UÇK nderon Labinot Tahirin për mbështetjen ndaj veteranëve të luftës: Përgjegjësi për të vazhduar më tutje

OVL UÇK nderon Labinot Tahirin për mbështetjen ndaj veteranëve të luftës: Përgjegjësi për të vazhduar më tutje

Showbiz E Hënë, 24 Gusht 2026 15:39 Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur ndër vite për kontributet dhe të qenurit pranë popullit, është nderuar nga OVL UÇK, dega në Ferizaj, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Tahiri shkruan se ky vlerësim për të përbën jo vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar angazhimin në ndihmë të njerëzve që kanë dhënë kontribut për vendin. ”Për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, dera dhe zemra ime do të jenë gjithmonë të hapura”, është shprehur ai. Tahiri ka falënderuar deputetin dhe komandantin Elmi Reçica, bashkëluftëtarët dhe strukturat e OVL UÇK-së për mirënjohjen e ndarë, duke theksuar se respekti për sakrificën e pjesëtarëve të UÇK-së duhet të dëshmohet...