Prokuroria zbardh ngjarjen tragjike në Kosovë, 26-vjeçari dyshohet se vr*u gruan shtatzënë

Prokuroria zbardh ngjarjen tragjike në Kosovë, 26-vjeçari dyshohet se vr*u gruan shtatzënë

Kosova E Hënë, 24 Gusht 2026 14:03 Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri. Sipas organit të akuzës, bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për ngjarjen dhe ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit, kur Policia e Kosovës u njoftua për të shtëna me armë zjarri. Efektivët që mbërritën në banesë gjetën në një dhomë gjumi çiftin të plagosur. Të dy u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por gjendja e të resë ishte kritike. Prokuroria: Bashkëshorti është i dyshuari Në njoftimin e saj, Prokuroria Themelore në Gjakovë bën të ditur se bashkëshorti i...