Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
Gjenden mbetje mortore të së paku 23 personave në tri lokacione në komunën e Zubin Potok. Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka sqaruar se në lokacionin e parë në varrin masiv në Kalludër, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 13 personave; në lokacionin e dytë, në Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave; ndërsa në lokacionin e tretë në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të së paku gjashtë personave. Teksa ka deklaruar se tashmë ka nisur faza e identifikimit të mbetjeve mortore, Kurti theksoi se numri 23 përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve” të cilët u rrëmbyen dhe pushkatuan nga forcat serbe më 19 prill të 1999. “Numri 23 përkon me atë...
Burimi:
javanews.al