U qëllua për vdekje/ Kjo është e reja shtatzënë që dyshohet se u vra nga partneri
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një çift bashkëshortësh u qëlluan me armë zjarri në dhomën e tyre të gjumit. Sipas asaj që mediat vendase raportuan më herët, gruaja 25-vjeçare e cila ishte në pritje të ëmbël, fatkeqësisht humbi jetën, ndërkohë që bashkëshorti i saj 26-vjeçar është duke luftuar me vdekjen. Nga informacioni i bërë publik nga Policia e Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20, kur njësitë policore janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Kërvasari, Malishevë. Menjëherë efektivët e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit të ri të cilët ndodheshin në dhomën e tyre të gjumit të “larë” në gjak. Të dyve u është dhënë ndihma e parë...
Burimi:
ntv.al