Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lubia për një aferë me aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se synojnë të përfitojnë 130 milionë euro. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se aeroporti nuk duhej të ndërtohej në zonën aktuale, pasi sipas tij dëmton habitatin e flamingove dhe shpendëve të tjerë. Ai tha se PD kishte propozuar ndërtimin e aeroportit në kthesën e Levanit, ndërsa kritikoi vendimin për ta ndërtuar në vendndodhjen aktuale. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën dhe Lubian se janë të lidhur me këtë aferë dhe deklaroi se “të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”. “Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty, se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të...
Burimi:
gijotina.com