SYRI TV/ 32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin, më e varfra nga vendet e rajonit e Europës
Shqipëria mbetet vendi me pasigurinë më të madhe ushqimore krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës. Rreth 32% e popullsisë shqiptare përballet me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë. Ndërkohë, edhe kostoja e një diete të shëndetshme është rritur ndjeshëm. Të dhënat e FAO-s tregojnë se 8.3% e shqiptarëve përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, ndërsa rreth 12% e popullsisë nuk mund të përballojë financiarisht një dietë të shëndetshme. SYRI TV Ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare. Rreth 32% e shqiptarëve nuk e kanë të sigurt aksesin në ushqim. Ky është konkluzioni i një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, për periudhën 2023–2025. Shqipëria...
Burimi:
syri.net