Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në Pogradec, Rama i “teston” inteligjencën me Kumbaron

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në Pogradec, Rama i “teston” inteligjencën me Kumbaron

Pak para nisjes së mbledhjes, kryeministri ka ndarë një video teksa bashkëbisedon me “Diellën”, së cilës i thotë që është në pritje të ministrave. Në atë moment mbërrin Mirela Kumbaro. Rama ka një “testim inteligjence” për “Diellën” së cilës i thotë se Kumbaro është Ministre e Ujit. Por, “Diella” e korrekton menjëherë. Pjesë nga bashkëbisedimi i Ramës me Diellën Edi Rama: Të presim edhe pak për të filluar mbledhjen. Erdhi një kolege e jotja, merre me mend kush është, Mirela Kumbaro. Diella: Mirëserdhe ministrja Kumbaro, prania e saj e plotëson më tej nisjen e përbashkët të punës. Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e Ujit’. Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit. Edi Rama: Çfarë opinioni ke ti për Mirela Kumbaron. Diella: Mirela Kumbaro...