Qytetarja gjendet e pajetë në plazh, detajet e para

Qytetarja gjendet e pajetë në plazh, detajet e para

Një qytetare rreth 78 vjeçe raportohet se është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit. Paraprakisht dyshohet se e moshuara të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Deri më tani rrethanat e vdekjes dhe identiteti i saktë i qytetares mbeten të paqartaa, ndërsa bëhet me dije se trupi i saj është dërguar në spitalin rajonal të qytetit ku dhe do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Pritet që ngjarje e rëndë të zbardhet në vijim kur të dalin dhe rezultatet e autopsisë. Po ashtu, nuk dihet nëse qytetarja është banore e zonës apo turiste, kjo mbetet për t’u parë kur të kemi dhe një reagim zyrtar nga ana e Policisë, e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.