“Të takoj Ramën, pastaj të vdes”/ 70-vjeçari që u nis nga Greqia për të falenderuar Ramën
70-vjeçari Halim Bufi, i cili jeton prej 35 vitesh në Greqi si emigrant, ka udhëtuar drejt Pogradecit për të takuar kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat para selisë ku Rama ka mbledhur ministrat, ai shpreh mirënjohjen për kreun e qeverisë për njohjen e pensioneve me Greqinë. Ai mësoi se kryeministri Rama do të mblidhte qeverinë në Pogradec për dy ditë dhe u nis enkas nga Ksanthi i Greqisë, duke bërë 5 orë rrugë me qëllimin e vetëm për ta takuar dhe falënderuar. Ai tregon se prej 35 vitesh është anëtar i PS, ndërsa sipas tij kryeministri Rama ka bërë shumë për emigrantët shqiptarë në Greqi. “Kam ardhur nga Greqia për të takuar kryeministrin, t’i jap falënderimet kryeministrit. Për ne ka bërë shumë punë...
Burimi:
ntv.al