Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Reagimi”, pas marrjes së informacionit se në fshatin Adriatik tre shtetas ishin kanosur me armë zjarri. Menjëherë u organizuan veprimet hetimore dhe operacionale, të cilat çuan në arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Në pranga u vu shtetasi N. N., 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, Kurbin, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Sipas hetimeve, më datë 22 gusht 2026, rreth orës 20:00, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, tre persona: N. N., 72 vjeç, M. N., 43 vjeç dhe A. N., 50 vjeç (babai dhe...
Burimi:
javanews.al