“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

Një 52-vjeçar është arrestuar sot (24 gusht) nga Policia, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, në pranga ra 53-vjeçari me inicialet F. Ç.. “Qëlloi me pistoletë në ajër, përballë lokalit në Mullet, ku ndodhej 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit bashkë me municionin”, tha policia e Tiranës. Më tej sqarohet edhe dinamika e ngjarjes së ndodhur, që për fat të mirë nuk përfundoi në vrasje: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet...