Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Policia e Shkodrës sot (24 gusht) ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar nga fshati Kodërbojë i Pukës, pasi dyshohet se ruante i armatosur një parcelë me bimë narkotike. Ngjarja ndodhi më 22 gusht, gjatë kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike. Pranë parcelës, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur, i cili është larguar me shpejtësi sapo ka parë forcat e policisë. Pavarësisht urdhrit për të ndaluar, 30-vjeçari nuk i është bindur policisë dhe është larguar, duke përfituar dhe nga terreni i vështirë. Një prej efektivëve ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar që të ndalonte, por ai ka mundur të largohet....