U emërua në mënyrë të paligjshme, shkarkohet prokurori në SHBA
Një gjykatë federale apeli në SHBA ka konfirmuar se emërimi i prokurorit John Sarcone në drejtimin e Prokurorisë Federale në Albany ishte i paligjshëm, duke i ndaluar atij të vazhdojë hetimet ndaj Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James. Gjykata e Apelit për Qarkun e Dytë vendosi se Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur në mënyrë të parregullt mekanizmat e delegimit për ta mbajtur Sarcone në detyrë pasi kishte përfunduar mandati i tij i përkohshëm. Sipas shumicës së trupit gjykues, kjo përbënte një përpjekje për të anashkaluar ligjin federal që rregullon plotësimin e posteve vakante dhe procesin e konfirmimit nga Senati. Por polemikat rreth Sarcone nuk kufizohen vetëm te ligjshmëria e emërimit të tij. Një komision gjyqësor në Nju Jork, që shqyrton ankesat ndaj avokatëve,...
Burimi:
javanews.al