Turneu i Sinsinati/ Fils korr suksesin e parë në një Masters, Gauff dominon te femrat

Turneu i Sinsinati/ Fils korr suksesin e parë në një Masters, Gauff dominon te femrat

24 Gusht 2026 14:00 Telesport Në Amerikë u zhvillua turneu Masters i Sinsinati, që u fitua nga tenisti francez Arthur Fils dhe ajo amerikane Coco Gauff. Te meshkujt, Fils mundi 2-1 në finale amerikanin e tij Frances Tiafoe (6-3, 1-6, 6-0). Kjo është hera e parë që Fils, 22 vjeç, fiton një turne Masters. Ky është turneu i pestë fituar në karrierë nga francezi, që nga sot ngjitet në vendin e 11-të. Te femrat, tenistja 22-vjeçare amerikane Coco Gauff, para publikut të saj, mundi 2-0 (6-2, 6-4) patrioten e saj Jessica Pegula. Një ndeshje e dominuar nga Gauff, aktualisht numri 4 në botë, që korri suksesin e 12-të në karrierë, i dyti në Sinsinati. Më 31 gusht, do të nisë në Nju Jork grand slam...