Flick: Fituam 5-0 por mund të bëjmë edhe më mirë, kjo fitore jep besim për të ardhmen

Flick: Fituam 5-0 por mund të bëjmë edhe më mirë, kjo fitore jep besim për të ardhmen

24 Gusht 2026 12:45 Telesport Barcelona pati një nisje të mirë të La Liga, duke fituar 5-0 ndaj Elche jashtë fushe. Trajneri i skuadrës katalanase Hansi Flick, duke komentuar sfidën mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij. “Na duhej ta kontrollonim topin pak më shumë dhe kjo është ajo që dua nga skuadra. Arritëm të mbanim portën e paprekur dhe shënuam pesë gola. Më pëlqen shumë mënyra se si luan futboll Elche“, tha Flick. Më tej, trajneri gjerman i Barcelona komentoi: “Kam parë shumë cilësi në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është të përmirësohesh gjatë seancave stërvitore dhe nëse e ke këtë cilësi, mund ta demonstrosh edhe në ndeshje”. “Ne luajmë si ekip, duke sulmuar dhe mbrojtur së bashku. Mund të bëjmë më...