Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Temperaturat e larta nuk shkaktojnë vetëm lodhje dhe ndjesi shqetësimi, por mund ta vendosin organizmin nën një ngarkesë të konsiderueshme. Zemra dhe sistemi i qarkullimit janë ndër të parët që përballen me këtë stres, pasi trupi aktivizon mekanizma për të ulur temperaturën. Djersitja e shtuar çon në humbjen e ujit dhe elektroliteve, ndërsa zgjerimi i enëve të gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës bën që zemra të punojë më shumë për të ruajtur qarkullimin. Në rastet kur humbja e lëngjeve nuk zëvendësohet, mund të shfaqet dehidratimi, rënia e tensionit dhe dobësia. Rreziku është veçanërisht i lartë për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet e veshkave apo patologji të tjera kronike. Edhe shtatzënat dhe fëmijët konsiderohen më të ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme....
Burimi:
gijotina.com