Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore
Mbi 31 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, një tregues që sipas Partisë Demokratike dëshmon dështimin e politikave ekonomike të qeverisë. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, tha se shifra bazohet në të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Në një deklaratë për mediat, Muçollari theksoi se niveli i pasigurisë ushqimore në Shqipëri është disa herë më i lartë se në vendet e rajonit dhe akuzoi qeverinë se po fsheh realitetin ekonomik të qytetarëve pas propagandës për rritjen e turizmit dhe ekonomisë. Deklarata: Të nderuar qytetarë, Një shifër e vetme rrëzon gjithë propagandën e shfrenuar qeveritare: 31.8 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, të moderuar ose të rëndë. Nuk është shifër e opozitës, por...
Burimi:
gijotina.com