Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për mashtrim dhe vjedhje në disa biznese. Në pranga ka rënë shtetasi G. B., 37 vjeç, i cili dyshohet se më 14 gusht 2026 ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh në dy biznese, në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”. Sipas policisë, 37-vjeçari dyshohet se ka mashtruar punonjësit e subjekteve duke u thënë se ishte i njohur i pronarëve dhe se paratë do t’ua kthente menjëherë. Hetimet kanë zbuluar edhe një tjetër rast. Më 21 gusht 2026, ai dyshohet se ka vjedhur një çantë që përmbante 25 mijë lekë, në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”. Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë...