Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

Jo vetëm Greqia dhe Maqedonia e Veriut, por tani edhe Shqipëria. Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar rasti i parë me këtë sëmundje në qarkun e Korçës. “U diagnostikua në fillim të këtij muaji”, tha Adela Vasili, epidemiologe në ISHP. Ky rast është raportuar edhe në ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ku Shqipëria sapo i është bashkuar në hartë vendeve europiane si Italia që deri më tani ka 311 raste me ethe të Nilit, Greqia 157, Maqedonia fqinje ka 37. Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse. “Nis si një grip,...