VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, u bë pjesë e një momenti tepër viral në rrjetet sociale. Përpara sfidës së parë të kampionatit me Bournemouth, sulmuesi norvegjez postoi një video ku shfaqet duke prerë flokët e tij ikonikë. Më pas, Haaland shfaqet duke telefonuar Pep Guardiolën dhe Zlatan Ibrahimovic, me të dy ata që u surprizuan nga ky veprim i norvegjezit. Gjithsesi, “artistja” e kësaj vepre ishte një parukiere shqiptare. Ajo është Juna Ademi, e cila gjithashtu ka postuar videon ku i pret flokët Haalandit. Në postimin e saj, Ademi shkruan: “Një nga eksperiencat më të bukura. Faleminderit”, ndërsa gjithashtu ajo ndau dhe një foto nga momenti ku sërish falënderon sulmuesin norvegjez.
Burimi:
javanews.al