“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër që ndodhi në Greqi në fundjavë, ku shqiptari Altin Allmuça ekzekutoi ish të dashurën e tij Luljeta Ozbova edhe pse ishte i martuar dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje. Gruaja e 48-vjeçarit që vrau një 45-vjeçare në Nea Smyrni dhe më pas i dha fund jetës ka dëshmuar për ngjarjen. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, gruaja ka deklaruar para policisë se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen e bashkëshortit. Ai mungonte shpesh në shtëpi dhe kishte net kur flinte diku tjetër, pa i treguar se ku ndodhej. Para se të largohej përfundimisht nga banesa, 48-vjeçari i la gruas 1 mijë euro, më pas u...
Burimi:
javanews.al