Mashtrimi në Tiranë/ Me IA i vodhën kambistit të moshuar 100 mijë euro

Mashtrimi në Tiranë/ Me IA i vodhën kambistit të moshuar 100 mijë euro

Dy persona u arrestuan ndërsa një i tretë u shpall në kërkim pasi kanë arritur përmes IA-së t’I  marrin një të moshuari 100 mijë euro.  Sipas policisë 70 vjeçari ushtronte aktivitetin e këmbimit të valutave. Tre autorët duke përdorur inteligjencën artificiale i janë prezantuar 70-vjeçarit dhe përmes mashtrimit i kanë marrë 100 000 euro me justifikimin se do t’ia kthenin pas disa orësh. 70 vjeçari, pasi nuk ka marrë shumën e dhënë në orën e premtuar, ka njoftuar menjëherë Policinë. Në pranga kanë rënë shtetasit B. S., 31 vjeç, dhe S. M., 23 vjeç, ndërsa vijon pperacioni për kapjen e shtetasit R. H., 31 vjeç si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka shkuar te subjekti i 70-vjeçarit dhe ka marrë shumën e eurove,...