“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…
Vëllai i Luljeta Obzovës ka rrëfyer për mediat greke se ish-partneri i saj, 50-vjeçari Altin Allmuça edhe më herët e kishte kërcënuar dhe se në një rast kishte nxjerrë edhe armë. “I thashë të shkonte te një avokat dhe të merrte urdhër mbrojtjeje”, ka deklaruar ai. Sipas dëshmive të familjarëve, pas ndarjes marrëdhënia mes tyre ishte kthyer në një burim të vazhdueshëm frike për 45-vjeçaren. Ajo dyshohet se ndiqej dhe monitorohej nga ish-partneri, i cili shfaqej edhe pa paralajmërim në jetën e saj. Vëllai i viktimës ka treguar gjithashtu se Allmuça dyshohet se kishte një çelës rezervë të banesës dhe hynte në shtëpi kur gruaja ishte në punë. Sipas tij, Luljeta kishte vënë re se disa sende në banesë nuk ishin më në vendin ku...
Burimi:
javanews.al