“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përshkallëzuar luftën tregtare me Kanadanë duke njoftuar se do të rrisë në 50% tarifat për importet e makinave, kamionëve dhe çelikut kanadez. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se masat e reja tarifore do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Trump e arsyetoi këtë vendim duke akuzuar Otavën se ka dëmtuar fermerët amerikanë përmes politikave të saj dhe se “ka mashtruar Shtetet e Bashkuara për vite me radhë”. Kjo masë e re nënkupton dyfishimin e detyrimeve kryesore doganore të SHBA-së për automjetet kanadeze, të caktuara aktualisht në nivelin 25%, ndërsa tarifat për importet e çelikut ndodhen tashmë në kuotën e 50%. “Prodhojeni në SHBA dhe tarifat do...