Lojërat Mesdhetare/ Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë, Abakarov merr të argjendtën

Lojërat Mesdhetare/ Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë, Abakarov merr të argjendtën

Shqipëria ka siguruar pasditen e së hënës dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” (3 në total deri më tani), edhe këto në sportin e mundjes. Islam Dudaev mori medaljen e artë në peshën 74kg të stilit të lirë, ndërsa Zelimkhan Abakarov vari në qafë medaljen e argjendtë në peshën 65kg të stilit të lirë. Në finalen e peshës 74kg, Islam Dudaev mundi Fati Vejseli të Maqedonisë së Veriut, që u tërhoq në mesin e periodës së dytë, i dëmtuar. Deri në ato momente, mundësi kuqezi po udhëhiqte 4-0 (2-0 perioda e parë), në një duel që e dominoi, duke e merituar fitoren dhe vendos në qafë të artën e parë për Shqipërinë në këtë turne. Një ditë më parë, në përballjen e...