Infantino i përgjigjet sulmeve: Kemi ndryshuar futbollin…

Infantino i përgjigjet sulmeve: Kemi ndryshuar futbollin…

I ndodhur përballë një stuhie kritikash në rritje dhe largimeve të bujshme nga stafi i tij i lartë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të mbrojë me forcë bilancin e punës së tij. Gjatë një vizite në Republikën Dominikane, kreu i shtëpisë botërore të futbollit i është përgjigjur hapur shqetësimeve rreth mënyrës së qeverisjes, veçanërisht pas tërheqjes së projektit financiar “FIFA Forward Enterprise” dhe dorëheqjes së zyrtarëve kyç si shefi i operacioneve Kevin Lamour. Infantino theksoi se pyetjet e ngritura nga mediat janë të kuptueshme, por siguroi se organizata vepron me ndërgjegje të pastër dhe është e gatshme t’i përgjigjet çdo pikëpyetjeje. Në prag të zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s të planifikuara për vitin 2027, numri një i futbollit botëror kërkoi...