Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

Një grup ish-yjesh të futbollit ndërkombëtar ka dalë kundër drejtimit aktual të FIFA-s, duke kërkuar ndryshime të mëdha në qeverisjen e institucionit më të lartë të futbollit botëror. Në mesin e emrave që kanë firmosur deklaratën e përbashkët janë ish-futbollisti i Arsenalit, Robert Pires, ish-lojtari i Interit, Juan Sebastian Veron, si dhe ish-mbrojtësi i Interit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit, Mikael Silvestre. Deklarata, e bërë publike nga Silvestre, kritikon mënyrën se si FIFA është drejtuar vitet e fundit nën presidencën e Gianni Infantinos, duke pretenduar se vendimet strategjike kanë larguar institucionin nga vlerat bazë të futbollit dhe nga tifozët. Ish-lojtarët kanë bërë thirrje për një ndryshim të drejtimit dhe kanë kërkuar që lojtarët dhe tifozët të kenë një rol më të madh në proceset vendimmarrëse. “Ne...