Atletico Madrid vendos dy kushte për largimin e mundshëm të Julian Alvarez brenda 1 shtatorit
24 Gusht 2026 17:31 Telesport Kur ka mbetur edhe një javë nga mbylla e merkatos verore, Julian Alvarez vazhdon të lakohet çdo ditë për një largim të mundshëm nga Atletico Madrid, edhe pse gjasat që të ndodhë kjo gjë janë shumë të pakta. Sipas medieve spanjolle, Atletico Madrid ka vendosur dy kushtet kryesore për largimin e Alvarez këto ditë të fundit. Kushti i parë, oferta duhet të jetë 150 milionë euro. Kushti i dytë, oferta nuk mund të vijë as nga Barcelona dhe as nga Real Madrid, klube që Atletico i konsideron rivalë të drejtpërdrejtë. The Athletic bën me dije se Arsenali është aktualisht i vetmi ekip që mund të ndryshojë të ardhmen e “Spider-Man”. Megjithatë, dëshira e lojtarit është të transferohet vetëm te Barcelona...
Burimi:
telesport.al