Abissnet Superiore: Njihuni me formacionin më të mirë të javës së parë (foto)
24 Gusht 2026 16:22 Telesport Pas përfundimit të javës së parë të edicionit të ri të “Abissnet Superiore”, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet e lojtarëve që spikatën në pesë sfidat e zhvilluara. Formacioni i përzgjedhur vjen në skemën 1-4-3-3, me lojtarë nga tetë prej dhjetë skuadrave të “Abissnet Superiore”. Në portë është përzgjedhur Pano Qirko (Partizani), ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Konstantinos Dionellis (Vora), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Dion Vata (Partizani) dhe Abdurraman Fangaj (Teuta). Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Altin Kryeziu (Egnatia) dhe Ibrahim Diabaté (Egnatia), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Charles Bismark (Skënderbeu), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Briajan Gjyla (Vora). Për paraqitjen e skuadrës së tij në javën e parë,...
Burimi:
telesport.al