Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Champions League është gati të përurojë sezonin e ri. Gjatë kësaj jave do të hidhet shorti që do të përcaktojë kalendarin e 36 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e Ligës. Deri tani janë 29 skuadra që janë pjesë e kësaj faze, 7 të tjerat do të dalin pas sfidave të dyta të raundit të playoffit që do të luhen të martën dhe të mërkurën. Kur do të hidhet shorti i Ligës së Kampioneve 2026/27? Takimi për t’u shënuar në kalendar është e enjtja e 27 gushtit në orën 18:00, kur në Grimaldi Forum të Monacos do të zhvillohet ceremonia zyrtare. Cilat janë vazot e Ligës së Kampioneve 2026/27(sipas renditjes me pikë)? Vazo e parë: Bayern Mynih, Real Madrid, Paris Saint-Germain,...