Mbi 3 orë takim, ministrat raportojnë me radhë para Ramës

Mbi 3 orë takim, ministrat raportojnë me radhë para Ramës

PAMJE NGA MBLEDHJA POGRADEC-Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar ka filluar prej orës 11:30. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të bëjnë një bilanc të punës së tyre, duke e lidhur raportimin me objektivat e përcaktuara. Në fokus të diskutimeve kanë qenë ecuria e punës, rezultatet e arritura dhe detyrat që mbeten për tu realizuar. Mësohet se në pjesën e parë të takimit kanë raportuar ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Drejtësisë. Çdo ministër ka në dispozicion 15 minuta për të listuar objektivat. Mbledhja po zhvillohet në Pogradec, një ditë pas takimit të Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Rama ka diskutuar me socialistët edhe për dokumentin strategjik “Besa” dhe ndërtimin e platformës “Pasqyrë Albania”.