VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, AIDSSH, Gentiana Sula, ishte sot e pranishme gjatë “Turit Shenjues Përkujtimor “Peizazhe të Internimit”, në fshatrat e Lushnjës. Turi nisi me homazhe në Memorialin e Përndjekjes Politike dhe vijoi në Savër, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, më pas në Gjazë, në ish-Burgun e Grave në Kosovë të Madhe, në Plug dhe në shkollën “Lek Pervizi”. Duke folur në Savër, Sula deklaroi se tranzicioni shqiptar u soll shpesh me hipokrizi, zvarritje dhe neglizhencë ndaj viktimave të diktaturës. “Shumë prej tyre ikën pa gjetur eshtrat e njerëzve të tyre, pa rifituar pronën, pa marrë njohjen dhe kujdesin që meritonin”, u shpreh ajo. Sula kërkoi edhe njohjen ligjore të fëmijëve të lindur ose të rritur në internim, të cilët...
Burimi:
javanews.al