Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

Vetëm pak më shumë se një javë para mbylljes së merkatos së verës, te Interi mbizotëron një qetësi relative, por drejtuesit zikaltër pritet të jenë aktivë deri në ditën e fundit. Prioriteti i Inter Milan është të sistemojë dy lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin e ri: Kristjan Asllanin dhe Yanis Massolin. Për mesfushorin shqiptar, pista e Monzës është ftohur së fundmi, ndërsa për Massolin interesimi mbetet i hapur. Francezi kërkon më shumë hapësira për të luajtur, por nuk dëshiron të zbresë në një kategori më të ulët. Megjithatë, merkatoja e Interit mund të mos mbyllet vetëm me largime. Presidenti Beppe Marotta ka lënë të hapur mundësinë për një tjetër përforcim, nëse shfaqet një mundësi e përshtatshme në...