Mbi 10 mijë persona protestojnë në Stokholm për klimën, pak javë para zgjedhjeve

Mbi 10 mijë persona protestojnë në Stokholm për klimën, pak javë para zgjedhjeve

Bota E Diel, 23 Gusht 2026 20:18 Mbi 10 mijë persona kanë marshuar të dielën në rrugët e Stokholmit, duke protestuar kundër ndryshimeve klimatike dhe politikave të qeverisë suedeze, vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 13 shtatorit. Protesta u organizua nga grupe të rinjsh, organizata sportive, sindikata, shoqata rurale dhe organizata për të drejtat e njeriut. Në marshim mori pjesë edhe aktivistja e njohur suedeze për klimën, Greta Thunberg. “Nuk ka absolutisht asnjë parti në Suedi që të propozojë politika në përputhje me atë që shkenca thotë se nevojitet për të shmangur një katastrofë klimatike”, deklaroi Thunberg. Protestuesit kundërshtojnë politikat e qeverisë së kryeministrit Ulf Kristersson, e cila që prej vitit 2022 ka ulur taksat mbi karburantet dhe ka lehtësuar disa kërkesa për...