Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet e Tunizisë

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet e Tunizisë

Roja bregdetare e Tunizisë ka nxjerrë nga uji njëmbëdhjetë trupa, pasi një varkë që transportonte emigrantë tunizianë u mbyt gjatë fundjavës teksa po shkonte drejt Italisë, ndërsa tre persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi të dielën Garda Kombëtare. Ekipet e rojës bregdetare, ushtrisë dhe mbrojtjes civile, të mbështetura nga dy helikopterë, vazhduan kërkimet për personat e zhdukur, shkruan Reuters. Varka, e cila u nis herët të enjten me 15 persona në bord shumica e të cilëve të rinj u mbyt pranë bregdetit tunizian dhe deri më tani vetëm një person është shpëtuar i gjallë, deklaroi të shtunën kreu i një grupi për të drejtat e emigrantëve. Burri që mbijetoi tha se kishte qëndruar në det të hapur për 48 orë para se të shpëtohej...