Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme platformën “Pasqyrë Albania”. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha e cilëson si Diellën e re shumëmilionëshe. Kreu i PD-së shprehet se kjo platformë vjen në serialin e mashtrimeve të verës të bërë nga Rama, si një mënyrë e re për të vjedhur qytetarët shqiptarë. “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe! Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri “Pasqyra Albania” si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për “Pasqyra Albania”,...
Burimi:
vizionplus.tv