‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, duke e cilësuar atë si një tjetër projekt abuziv dhe një mënyrë për të shpërdoruar miliona nga paratë publike. Sipas kreut të PD-së, “Pasqyra Albania” paraqitet si një portal përmes të cilit qytetarët do të mund të ndjekin ankesat dhe kërkesat e tyre, por në të vërtetë, sipas tij, bëhet fjalë për një tjetër projekt që do të kushtojë miliona dollarë. “Pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës”, shprehet Berisha, duke shtuar se platforma do t’u shërbejë qytetarëve “aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare”. Reagimi i plotë: “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe! Në serialin e...
Burimi:
gijotina.com